Bregdeti i Durrësit është plot në çdo ditë të javës. Shumë qytetarë zgjedhin plazhin për t’iu shpëtuar temperaturave përvëluese të këtyre ditëve.
Nuk janë vetëm vendas, por edhe shumë vizitorë nga rajoni e turistë të huaj. Më besnikët e këtij plazhi janë qytetarët nga Kosova. Ata vlerësojnë kushtet dhe veçanërisht pastërtinë.
“Po kam ardhur me gruan. Mirë, mirë.”
“Shumë bukur. Më bukur nuk ka ku të shkojë. Urdhëroni, plazhi i Durrësit plot.”
Për sa u përket çmimeve, pushuesit thonë se janë të arsyeshme ndonëse kanë një rritje të lehtë.
“Çmimet shumë të asryeshme se atje është kafja 1 Euro këtu 60 Lekë. Unë nuk e di pse bëjnë bujë nëpër mediat sociale që i kanë rritur çmimet. Janë disa port a pish kafen me 60 Lekë buzë detit, me ta sjellë te shezlongu.”
“Pritja është e mirë. Çmimet të mira, nuk janë keq.”
Durrësi është një nga qytetet më të preferuara dhe zgjidhet çdo vit nga mijëra vizitorë jo vetëm për detin, por edhe për kulturën e trashëgiminë.
Klan News