Opinion-Problematika e turizmit në Shqipëri është e trashëguar nga viti në vit. Javën e shkuar Shqipëria hapi sezonin e ri turistik. Nuk ka asnjë dyshim se në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por edhe më gjerë turizmi është burimi kryesor i fitimit.
Por pavarësisht ndryshimit të qeverive dhe premtimeve të tyre, turizmi vijon të përballet me vështirësi të panumërta që lidhen kryesisht me infrastrukturën, mungesën e investimeve të mëdha dhe padyshim me marketingun. Problemet për zhvillimin e turizmit vijojnë të mbeten të njëjtat, si furnizimi me energji elektrike, me ujë të pijshëm, ndërtime pa kriter, mungesa e pastrimit dhe ndotja e detit.
Për të diskutuar lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut katër personazhe të jetës politike të lidhur me këtë sektor, Bujar Leskaj, Besnik Aliaj, Arben Demeti, Artan Lame dhe në lidhje direkte Shpëtim Gjika, Edmond Gjoka, Remzi Ejupi.
“Krahasuar me sezonin e kaluar, ky sezon ka disa përparësi. Këtë vit do të ketë rritje të numrit të pushuesve në bregdet”, tha Leskaj./tvkan.al
Të ftuar: Bujar Leskaj, Arben Demeti, Artan Lame. Lidhje direkte: Shpetim Gjika, Edmond Gjoka, Remzi Ejupi.