Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Rëndohet nga dita në ditë situate në Turqi. Tërmeti i 17 Gushhtit duket se ka lënë pasoja të cilat duhet kohë për tu riparuar. Skuadrat e shpëtimit me gjithë shpresën e pakët për gjetjen e të mbijetuarve nën gërmadha dhe sot kanë vazhduar punën për nxjerrjen e katër fëmijëve nga rrënojat e një pallati.
Bilancet njerëzore variojnë pas shifrës së 18 mijë të vdekurve e cila u dha mbrëm, sot është publikuar lajmi zyrtar i qeverisë turke se të vdekur janë mbi 12 mijë persona. Rreth 200 mijë turq janë pa shtëpi dhe rreth 30 mijë të tjerë janë në gërmadha. Situata është rënduar nga shiu që nisur të bjerë në zonat prekura nga tërmeti.
Qeveria turke vazhdon të mbetet në qendër të ciklonit të vërejtjeve të cilat vijnë nga të gjitha anët, si nga populli dhe nga politika. Por viktimat më të prekura të këtij tërmeti janë këta mijra njerëz të cilët veç vuajtjes e të afërmve nuk dinë se çdo të bëhet me ta nesër./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori