Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, është shprehur optimist në lidhje me zhvillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Pa normalizim gjithëpërfshirës dhe pa implementimin e plotë te marrëveshjeve nuk shoh se si mund të bëhet një ndryshim dhe përmirësim i marrëdhënieve. Pas takimit që realizova me presidentin e Serbisë, Aleksnder Vuçiç dhe sot me presidentin tuaj Hashim Thaçin, jam shumë më optimist”.

“Më lejoni që të falënderojë Thaçin, ashtu siç e falënderova edhe Vuçiçin për kapitalin personal që kanë investuar në dialog. Bëhet fjalë për një vendim strategjik, që jam i bindur se do të shpaguhet në afat të gjatë”.

Tusk përgëzoi Kosovën për ratifikim e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për konsensus politik në lidhje me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ju përgëzoj për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Kjo e vendos Kosovën një hap para për t’u afruar më shumë regjimit të udhëtimit pa viza.

Jam i sigurt se do të vazhdoni me proceset e reformave dhe se nuk do të hiqni dorë nga kjo. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon konsensus politik dhe me konsensusin tuaj do të kemi mundësi të vazhdojmë me këtë politikë të mirëfilltë”

./KlanKosova