Artistja pritet të publikojë albumin e saj të ri më 22 Mars
Këngëtarja Tyla, e cila u bë e famshme me këngën e saj hit Water, po shtyn turneun e saj të ardhshëm nëpër botë për shkak të problemeve shëndetësore.
“Gjatë vitit të kaluar kam vuajtur në heshtje një dëmtim që është përkeqësuar fatkeqësisht. Jam konsultuar me mjekë dhe specialistë, por dhimbja është bërë më e madhe ashtu si edhe vështirësia e situatës”, shkroi ajo në një mesazh për 4.1 milionë fansat dhe ndjekësit e saj.
Megjithëse këngëtarja nuk i specifikoi problemet shëndetësore, ajo tregoi se suksesi i vitit të kaluar, i cili çoi në organizimin e turneut dhe regjistrimin e albumit të ardhshëm ka qenë një ëndërr për të.
Kënga Water, që edhe e katapultoi në muzikë, bëri që ajo të merrte çmimin e saj të parë Grammy gjatë muajit shkurt.
Ndërkohë, albumi i ri i titulluar ‘Tyla’ pritet të publikohet më 22 mars, një ditë pasi turneut i cili fillimisht ishte planifikuar të niste në Oslo, Norvegji.
Klan News