Reshjet e pazakonta të bores i kanë marrë jetën një personi dhe kanë shkaktuar probleme të mëdha në transportin rrugor të Afrikës së Jugut. I ndjeri ishte pjesë e një grupi që udhëtonte me një taksi që u bllokua në dëborë.
It is snowing in South Africa. There is snowfall in Eastern Cape, KwaZulu Natal, Free State and Gauteng. pic.twitter.com/Oi257NXYtA
— Africa Facts Zone (@AfricaFactsZone) September 21, 2024
Pas disa orësh në të ftohtë, grupi kërkoi strehim në një qendër tregtare aty pranë, por me të mbërritur në destinacion viktima ka humbur ndjenjat për shkak të hipotermisë.
Ndërkohë, disa qytete në rajon po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa shumë akse rrugore janë mbyllur. Shërbimet e urgjencës kanë punuar gjatë gjithë natës dhe ende po punojnë për të ndihmuar personat e bllokuar në makinat e tyre, numri i saktë i të cilëve ende nuk dihet.
Autostrada kyçe që lidh Johanesburgun dhe qytetin lindor të Durbanit, ishte një nga më të prekurat .
Në disa zona reshjet e dëborës shkuan në 2 metra.
Klan News