Petriti është një telefonues në “Aldo Morning Show” në Tv Klan që i ka kaluar të 70-at, ndaj ka një përvojë të gjatë jetësore prej së cilës mund të veçojë momentet kyçe. Ai thotë se jeta e tij ka ndryshuar për shkak të dy ngjarjeve, lëvizjes nga fshati në qytet dhe pranimit si anëtar partie.

Petrit: Unë do të veçoja, si djalë që kam qenë nga fshati kur më ka dalë për herë të parë bursa për në “Harry Fultz” që quhet sot.

Aldo: Po, kjo ka qenë vërtet ndryshim jete!

Petrit: E kam parasysh babanë poshtë e përpjetë te Këshilli Ekzekutiv se kështu vinin dhe kur ka  ardhur pas disa udhëtimesh, jo unë por gjithë fisi i tij që u mblodh. E dyta që dikush mund të më qeshë ose të më shajë mua, por unë punoja në një vepër industriale dhe kishin dalë disa thashetheme politike dhe qe momenti kur u pranova anëtar partie.

Aldo: Kur je pranuar anëtar partie!

Petrit: Nëse s’do të pranohesha, do të ikja nga ajo vepra.

Aldo: E vërteta është që të ka ndryshuar jeta apo jo?

Petrit: Po.

Petriti shton se si ngjarje të tretë mund të llogariten martesa apo fëmijët, por këto të dyja kanë formësuar njeriun që ai është sot./tvklan.al