Policia ka zbuluar më shumë mbi ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Zall-Bastar, ku një i moshuar u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë. Pas kryerjes së ekzaminimit mjeko-ligjor, ka rezultuar se 81 vjeçari Xhemal Meta kishte dëmtime në pjesën e pasme të kokës. Dyshohet se ai është goditur me sende të forta.
“Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M”, thuhet në njoftimin zyrtar të bluve./tvklan.al