Një pushues ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në pikën turistike “Syri i Kaltër” në Sarandë.
28-vjeçari me iniciale A.D. nga Tirana, është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e burimit të pikës turistike. Për pasojë, i riu ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës.
Pas ndihmës së parë, ai është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të marra në kokë. Sipas informacioneve paraprake, 28-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al