Leo Melo është lojtari më i ri i Egnatias. Fantazisti brazilian u largua nga Elbasani, ndërsa do të vazhdojë karrierën në Rrogozhinë.

“Leo Melo, pjesë e kampionëve. Futbollisti brazilian vjen tek Egnatia pas eksperiencës në Shqipëri tek AF Elbasani. Pas firmosjes së kontratave me presidentin, ai i është bashkuat ekipit në stërvitje”, thuhet në njoftimin e klubit.

Melo u bashkua me Elbasanin në verën e vitit 2023 në Kategorinë e Parë, ku ishte një nga pikat kyçe të skuadrës, që në fund siguroi ngjitjen në elitë.

Këtë sezon 23-vjeçari është aktivizuar në 14 ndeshje në Superligë, ku ka dhënë edhe një asist. Afrim i rëndësishëm për Egnatian, që duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë merkato dimri. /tvklan.al