Goglat prej mermeri të cilat u përdorën nga një shpikës i famshëm për të krijuar “bombën kërcyese” në Luftën e Dytë Botërore janë shitur në ankand për mijëra paund.
Mermerët e shpikësit Sir Barnes Wallis u shitën për 15,200 paund, kurse një palë dylbi të tijat kapën vlerën e 7,100 paund në ankandin Auctioneum në Bristol.

Ai i përdori këto gogla ku shpiku “bombën kërcyese” për operacionin e quajtur “Chastise” në fillim të vitit 1942.
“Këta mermerë ndryshuan luftën modern siç e quajmë ne,” ka thënë drejtori i ankandit Andrew Stowe.
Operacioni “Chastise” ishte ndër operacionet më të rrezikshme të luftës ku mbetën të vrarë më shumë se 53 persona. Por suksesi i misionit në fund ngriti moralin për forcat aleate./tvklan.al