Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi këtë të Mërkurë dy qendrat në Shëngjin e Gjadër për emigrantët e paligjshëm, në bazë të marrëveshjes me vendin tonë. Përpos fjalës së saj, vëmendje mori dhe incidenti me deputetin e “Piu Europa” Riccardo Magi.
Por si përfundoi deputeti në Shëngjin? Ishte kjo pyetja që shtroi gazetari Blendi Fevziu sonte në “Opinion”.
Kryeredaktorja Gerta Zaimi u përgjigj kështu: Edhe ai vjen për çështje elektorale. Jemi përballë zgjedhjeve që janë në fund të javës. Edhe për Melonin premtimi i parë është ndalimi i flukseve migratore.
Gjatë përplasjes verbale me Melonin, Magi e krahasoi qendrën në Gjadër me burgun e Guantanamos.
“T’ju vijë turp…Po shpenzoni 1 miliardë dollarë për të bërë një hotspot elektoral. Hiqni kapelen e kandidates dhe vendos atë të Presidentes së Këshillit”, shtoi Magi./tvklan.al