Mirel Josa nuk ka qëndruar pushim për shumë gjatë. Pak javë pas shkarkimit nga drejtimi i Besës së Kavajës, tekniku kryeqytetas është rikthyer në stolin e një skuadre.
Josa është rikthyer në Kosovë, aty ku do të drejtojë skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi i ligës së dytë në Kosovë për nga rëndësia.
“Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur Mirel Josa.
Josa nga sot ka filluar detyrën e shefit të shtabit teknik në klubin kuqezi dhe përgatitjet për sezonin pranveror.
Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë, Josa ka drejtuar në të kaluarën edhe Prishtinën, ndërsa në Shqipëri ka qenë në stolin e Tiranës, Skënderbeut, Laçit, Vllaznisë dhe së fundmi Besës. /tvklan.al