Ministri i Jashtëm i Tajlandës, Parnpree Bahiddha-Nukara ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme pasi u hoq nga posti i zëvendëskryeministrit. Shkarkimi tij erdhi pas një riorganizimi të kabinetit qeveritar, në një kohë kur vendi i Azisë Juglindore kërkon të ndihmojë zgjidhjen e një konflikti në Mianmar.

Dorëheqja e tij e papritur e lë tashmë pa një udhëheqës Ministrinë e Jashtme të Tajlandës. Ish-ministri i Jashtëm drejtonte ekipin për çështjet e konfliktit të Mianmarit.

Muajt e fundit nisi një iniciativë humanitare që kërkon të hapë rrugën për bisedime midis kampeve ndërluftuese pas tre vitesh paqëndrueshmëri dhe dhunë të shkaktuar nga një grusht shteti. Parnpree kishte një rol kyç për lirimin e dhjetëra pengjeve tajlandeze që u kapën nga Hamasi në Gaza.

Një zëdhënësi i qeverisë tha për “Reuters” se kryeministri i vendit Srettha Thavisin, e kishte marrë letrën e dorëheqjes.

Dorëheqja e Parnpree nuk do të ndikojë në punën e qeverisë, përsa u përket punëve të jashtme. Sekretari i përhershëm dhe zyrtarët e Ministrisë mund të punojnë në vend të tij,” ka thënë ai.

Për shumë figura të larta qeveritare, dorëheqja e Parnpree ka qenë shumë e papritur.

Ndërkaq, në letrën e dorëheqjes të bërë publike nga disa media lokale mësohet se largimi nga posti i ministrit të Jashtëm nuk erdhi si pasojë e historisë së tij, ai gjithashtu shprehej se është përpjekur për të përmirësuar imazhin e Tajlandës në punët e jashtme. /tvklan.al