Ushtria izraelite ka urdhëruar civilët që të evakuohen përkohësisht nga një zonë humanitare në jug të Gazës, përpara asaj që e quajti një operacion kundër grupeve të armatosura palestineze.
Luftimet të ashpra u zhvilluan në lagjet lindore të qytetit të Khan Younis. Të paktën 39 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore. Evakuimi prek më shumë se 400,000 njerëz. Palestinezët, Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës kanë thënë se nuk ka mbetur asnjë vend i sigurt në Gaza.
Ndërkaq Izraeli deklaroi të vdekur edhe dy pengje të tjerë që po mbaheshin në Gaza. Yagev Buchshtab, një teknik 35-vjeçar dhe Alex Dancyg, 76 vjeç, një historian, të cilët u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në afër kufirit me Gazën më 7 Tetor.
Autoritetet izraelite deri më tani kanë shpallur të vdekur rreth një të tretën e pengjeve që ende mbahen në Gaza. Ndërsa bisedimet për të siguruar një marrëveshje armëpushimi që do të përfshinte lirimin e rreth 120 robërve pritet të rinisin sërish
Nga ana tjetër, vazhdimi i luftimeve në Gaza, me Hezbollahun si dhe një front i ri lufte në Yemen ka nxitur protesta. Protestuesit izraelitë antiqeveritar dolën në rrugët e Tel Avivit duke bërë thirrje që qeveria izraelite t’i japë fund konfliktit.
Disa prej protestuesve i kanë krahasuar veprimet e Izraelit në Gaza me atë që populli hebre përjetoi në Gjermaninë naziste në vitet 1930.
Shumë protestues valëvitnin flamuj izraelitë, ndërsa të tjerë kritikonin trajtimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për çështjet kryesore si kthimi i pengjeve nga Gaza dhe dakortësia për një armëpushim. Vetë Netanyahu ndodhet në Washington veç takimeve në Shtëpinë e Bardhë do të mbajë edhe një fjalim para Kongresit.
Klan News