Pal Trashaj, 63-vjeçari që u vetëhelmua me fostoksinë një ditë më parë para dyerve të SPAK, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.
Mjekët nuk mundën ta shpëtonin 63-vjeçarin Trashaj. Ai u mbajt në spital për disa orë nën kujdes intensiv, por fatkeqësisht ndërroi jetë.
Pal Trashaj kishte kërkuar takim me hetuesit e BKH dhe SPAK një ditë më parë për të denoncuar abuzimet me skemat e mikrokredive, për të cilat ka tashmë një hetim Prokuroria e Tiranës. Mësohet se për shkak të një kredie që Pal Trashaj pretendonte se e kishte shlyer, MCA i kishte bllokuar atij pronën duke e konsideruar debitor.
Për ngjarjen në oborrin e SPAK një ditë më parë, reagoi edhe Prokuroria e Posaçme.
/tvklan.al