Në emsionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar një këngëtare mjaft e njohur dhe shumë e dashur e muzikës shqiptare, Rovena Dilo. Vetëm pak kohë më parë ka publikuar klipin e saj më të fundit duke iu rikthyer në këtë mënyrë muzikës. Ka publikuar klipin “Meduza” (15 tetor), këngë e cila gjatë verës që lamë pas është vlerësuar edhe me çmimin e parë në edicionin e 32-të të festivalit “Zambaku i Prizrenit” i mbajtur në Prizren.
Por kujt ia ka dedikuar këtë këngë Rovena Dilo dhe çfarë ka qenë burimi i frymëzimit të saj?
Rudina Magjistari: A ia dedikon dikujt këtë këngë, a ka lidhje me një histori personale të jetuar në jetën tënde?
Rovena Dilo: Unë në fakt këngët ia dedikoj dashurisë. Unë mendoj që një njeriut të padashuruar i mungon një gjë shumë e rëndësishme dhe ia uroj të gjithë njerëzve në botë të jenë të dashuruar. Kur ti kërkon dashurinë, e ke brenda teje. Dashuria është tek ne. Kur unë shkruaj një poezi, ia dedikoj gjithmonë dashurisë time dhe jo gjithmonë është një mashkull. Mund të jetë një mashkull, por ai që është brenda meje, Unë ia kushtoj dashurisë që ka Rovena për një burrë, por jo mashkulli. Në këngët e mia jam unë./tvklan.al