#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.{

I ftuar: Rovena Dilo

“Dikur nuk doja”, Rovena Dilo pranon ‘gabimin’ për të cilin ka ndryshuar mendim

Mëngjesin e kësaj të marte ishte Rovena Dilo personazhi  që iu bashkua programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Këngëtarja përzgjodhi  këngë për të shoqëruar dëgjuesit dhe shikuesit, por iu përgjigj edhe pyetjeve të telefonuesve. Vjollca ishte një prej tyre e cila e pyeti Rovenën nëse këndon në dasma dhe nisur nga kjo, këngëtarja tregoi ‘gabimin’ e së shkuarës.

Aldo: Me të vërtetë, këndon në dasma?

Rovena Dilo: Jo, nuk shkoj.

Aldo: Nuk do?

Rovena Dilo: Dikur nuk kam dashur edhe pse më kanë kërkuar këngë specifike dhe e kam thënë madje, para nja një muaji kam pranuar një gabim që edhe kur më kanë kërkuar këngë të miat dhe duhet të kisha shkuar se ma kanë kërkuar çifte të reja, disa herë, unë nuk kam shkuar. Mendoj që është gjë shumë e mirë të shkosh në dasmën e një çifti dhe të një familjeje të madhe sepse çfarë ndodh? Nëse ti shkon dhe përfaqëson Rovenën tek ata, të kërkojnë për Rovenën, jo për të  bërë gjithë qejfin e natës, është një  nder shumë i madh në fakt dhe e shikoj ndryshe tani, e shoh komplet ndryshe sepse njeriu ndryshon në opinione, qëndrime, mendime.

“Kërkesa ka qenë e përvitshme”, Rovena Dilo shpjegon pse s’është bërë pjesë e programeve ‘reality’

Një nga pyetjet që iu drejtuan Rovena Dilos nga telefonuesit e “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte pse nuk është bërë ende pjesë e programeve ‘reality’. Telefonuesja, Lola gjithashtu i kërkoi ndonjë detaj se cila do të ishte shifra që ajo mund ta konsideronte për të hyrë në një format të tillë.

Rovena u përgjigj se ftesa nuk ka munguar, por asaj nuk i pëlqen ideja që të shesë emrin e saj dhe të asociohet me një program.

Rovena Dilo: Unë nuk është se s’kam pasur kërkesë për të hyrë në Big Brother VIP.

Aldo: Vërtet e ke?

Rovena Dilo: Po.

Aldo: Çne?

Rovena Dilo: Po ku di unë, pyet ata që më kanë ftuar. Kërkesa ka qenë e përvitshme për të hyrë në Big Brother VIP, por unë kam zgjedhur të mos bëhem pjesë sepse unë e dua shumë emrin dhe mbiemrin tim, pra unë jam Rovena Dilo dhe unë nuk e dua kurrë të bëhem Rovena e Big Brother-it. Nuk do ta shisja këtë ose do ta shisja me 10 milionë euro që askush s’ti jep jo në Shqipëri, por në asnjë vend të botës kështu që jam shumë në rregull.

Në vijim të shpjegimit të saj, këngëtarja shtoi se çdokush nxehet, ka reagime impulsive por duhet të tregojë më të mirën e tij.

Rovena Dilo: Unë dal në skenë, këndoj dhe interpretoj, pra unë jap më të mirën, unë jap maksimumin e Rovenës për këtë publik. Pse duhet ky publik që më ka dëgjuar mua, më ka parë të këndoj “Dorëzohem”, “Rrëfimin”, “Andej tokës time”, duhet të më shohë mua në një gjellë? Unë e quaj këtë lloj…

Aldo: Njerëzit hanë edhe gjellë.

Rovena Dilo: Jo, të më shohë mua, jo duke ngrënë, por të më shohë mua në një gjellë, e thashë në kuptim metaforik, të më shohë mua në më të keqen time.

Aldo: Është natyra njerëzore që të tërheq.

Rovena Dilo: Po, njeriu është kurioz, por është në dorën tënde ta tregosh ose jo.

/tvklan.al