Mëngjesin e kësaj të marte ishte Rovena Dilo personazhi që iu bashkua programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Këngëtarja përzgjodhi këngë për të shoqëruar dëgjuesit dhe shikuesit, por iu përgjigj edhe pyetjeve të telefonuesve. Vjollca ishte një prej tyre e cila e pyeti Rovenën nëse këndon në dasma dhe nisur nga kjo, këngëtarja tregoi ‘gabimin’ e së shkuarës.
Aldo: Me të vërtetë, këndon në dasma?
Rovena Dilo: Jo, nuk shkoj.
Aldo: Nuk do?
Rovena Dilo: Dikur nuk kam dashur edhe pse më kanë kërkuar këngë specifike dhe e kam thënë madje, para nja një muaji kam pranuar një gabim që edhe kur më kanë kërkuar këngë të miat dhe duhet të kisha shkuar se ma kanë kërkuar çifte të reja, disa herë, unë nuk kam shkuar. Mendoj që është gjë shumë e mirë të shkosh në dasmën e një çifti dhe të një familjeje të madhe sepse çfarë ndodh? Nëse ti shkon dhe përfaqëson Rovenën tek ata, të kërkojnë për Rovenën, jo për të bërë gjithë qejfin e natës, është një nder shumë i madh në fakt dhe e shikoj ndryshe tani, e shoh komplet ndryshe sepse njeriu ndryshon në opinione, qëndrime, mendime./tvklan.al