Policia në Seul të Koresë së Jugut ka gjetur trupin e pajetë të kryebashkiakut të qytetit, i cili u zhduk të enjten.

Ishte vajza e Park Woon-soon ajo që ngriti alarmin pasi gjeti një mesazh në shtëpi. “Më vjen keq. Falenderoj të gjithë që kanë qenë me mua gjatë jetës sime”, shkruhej në letër.

Trupi i kryebashkiakut u gjet në malin Bugak në veri të Seulit. Deri më tani nuk është publikuar shkaku i vdekjes. Megjithatë policia po e heton si vetëvrasje.

Ngjarje ndodhi disa orë pasi një punonjëse kishte pretenduar se ishte ngacmuar seksualisht nga Park. Kryebashkiaku nuk u shfaq në vendin e punës të enjten duke anuluar të gjitha takimet.

Park qëndronte në krye të Seulit që prej 2011-s. Herën e fundit ai fitoi zgjedhjet më Qershor të viti të kaluar. Park konsiderhej si kandidat i mundshëm për President në zgjedhjet e 2022-shit./tvklan.al