Republikanët dhe demokratët mosmarrëveshje mbi gjithçka
Bisedimet në Kongresin amerikan për një paketë tjetër stimuluese për ekonominë e goditur nga koronavirusi ndodhen në ngërç.
Demokratët dhe republikanët nuk arritën të bien dakord për asgjë, duke nisur nga asistenca për të papunët, ndihma financiare për shkollat, buxheti për qeveritë lokale etj.
Dështimi për të arritur një marrëveshje do të zhgënjejë dhjetëra miliona amerikanë të papunë që kishin marrë një asistence prej $ 600 në javë gjatë pandemisë.
Kjo pagesë skadoi muajin e kaluar dhe republikanët duan ta zvogëlojnë. Ata refuzuan në Senat një propozim të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për të ulur kërkesat e demokratëve me rreth 1 trilion dollarë.
Kërkojnë një paketë me 1 trilionë dollarë në total dhe që çdo marrëveshje të përfshijë mbrojtje ligjore për punëdhënësit kundër pretendimeve shëndetësore të lidhura me virusin nga punëtorët.
Republikanët gjithashtu duan shumë më pak ndihmë për qeveritë lokale sesa demokratët.
Presidenti Donald Trump fajësoi demokratët për bllokimin e negociatave, duke paralajmëruar se nëse nuk arrihet marrëveshja ai do të përdorë fuqinë që i njeh Kushtetuta për të miratuar paketën e ndihmës në kuadër të pandemisë.
Tv Klan