Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë, deklaroi dje pasdite, se UÇK nuk dëshiron të marrë qytetin e Tetovës, por dëshiron një dialog me qytetet maqedonase.
“Duam të mbajmë pozicionet tona këtu në mal dhe nuk mendojmë të shkojmë në qytet, për ta marrë atë”, deklaroi në Selc, ku ndodhet shtabi i UÇK për rajonin e Tetovës zëdhënësi, i cili u paraqit përpara një grupi të vogël gazetarësh me pseudonimin Sadri Ahmeti. Shqetësohemi se mos kjo shkakton një luftë civile mes shqiptarëve dhe maqedonasve që jetojnë në Tetovë shtoi ai.
Sipas këtij zyrtari, UÇK po bëhet gati të caktojë një përfaqësues politik dhe dëshiron dialogun me autoritetet e Shkupit./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti