Udhëheqësit e Grupit të 20 ekonomive të mëdha janë mbledhur në Rio de Zhaneiro, Brazil, për samitin e tyre vjetor dy-ditor. Agjenda është e fokusuar në tensionet Rusi-Ukrainë, me liderët që janë zotuar të mbështesin ushtarakisht Kievin.

Po ashtu në fokus të diskutimeve do të jetë tregtia dhe siguria ndërkombëtare me ardhjen e presidentit të zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump .

Me samitin e klimës COP29 që po vazhdon në Azerbajxhan, ndryshimet klimatike do të jenë gjithashtu në agjendë. Siguria është e rreptë dhe disa grupe protestuese kanë shfrytëzuar rastin për t’u bërë thirrje udhëheqësve të bëjnë më shumë për të luftuar ndryshimin e klimës, shkatërrimin e Amazonës dhe për t’i dhënë fund konflikteve. 

Klan News