Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trump. Sipas saj SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

“Mezi pres të punoj me administratën e re për t’i thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, lideren e botës së lirë.”

Kryeministri Albin Kurti në urimin e tij thotë se pret me padurim bashkëpunimin me administratën Trump.

“Urime president Donald Trump në fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është aleat kyç, mike dhe partner e Kosovës dhe presim me padurim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe.”

Bashkëpunim pret edhe deputeti i partisë në pushtet Enver Haliti.

“Si Kosovë nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim radikal sa i përket politikës saj sepse jemi dëshmitar edhe në të kaluarën nuk ka qenë e rëndësishme se kush ka qeverisë me SHBA për shkak se në kohën kur kanë udhëhequr demokratët, gjegjësisht Bill Clinton, Kosova ka gjetur përkrahjen më të madhe për çlirim në vitin 1999. Kurse në vitin 2008 nën udhëheqjen e republikanëve gjegjësisht presidentit Bush e kemi fituar Pavarësinë.”

Presidentin amerikan e kanë uruar edhe krerët e partive politike opozitare.

Tv Klan