5 Nëntori u shkaktoi disfatë demokratëve amerikanë jo vetëm në Shtëpinë e Bardhë, por edhe në Kongres. Në Dhomën e Lartë, atë të Senatit republikanët kanë siguruar shumicën e humbur në zgjedhjet e mesit të mandatit presidencial të vitit 2022. Përllogaritjet e deritanishme u japin republikanëve 52 mandate në Senat, 3 më shumë se ç’kishin deri më tani, ndërsa për t’u përcaktuar nga numërimi i votave mbeten ende 10 vende. Në këto zgjedhje u rinovua 1/3 e vendeve të kësaj dhome.
Drejt sigurimit të shumicës, republikanët janë edhe në dhomën e përfaqësuesve ku deri më tani kanë siguruar 204 kundrejt 182 vendeve të siguruara nga demokratët. E teksa numërimi vijon, për t’u përcaktuar mbeten edhe 49 vende. Për të siguruar shumicën nevojiten 218 vende në këtë dhomë. Mandati i dhomës së përfaqësuesve zgjat 2 vite.
Tv Klan