Lajme Arkiva 2003
Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga Kina dhe Kanadaja në aeroportin ndërkombëtarë “Nënë Tereza” në Rinas i ushtrohen kontrollit të detajuar sanitarë për virusin e sindromit akut respirator ose SARS.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë qendra shëndetësore e aeroportit vendos menjëherë kontaktet me të gjithë pasagjerët e linjave që mund të dyshohen si të prekur pavarësisht se para se të mbërrijnë në Shqipëri udhëtarët kontrollohen edhe në vende transite
Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili pohon se shqetësimi është marrë seriozisht.
Petrit Vasili: Ai grup referimi që ne kemi ngritur në aeroportin qendror të Rinasit i cili është sugjeruar si aeroport ndërkombëtar të jetë në qendër të vëmendjes edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ashtu sikurse edhe të gjitha aeroportet e tjera evropiane ndërkombëtare funksionon 24 orë në 24 për të evidentuar të gjithë pasagjerët që vijnë nga linja të rrezikuara apo të akuzuara për këtë gjë si kina dhe Kanadaja dhe evidentohet gjendja shëndetësore e tyre dhe izolimi eventual i tyre qoftë në ambientet e aeroportit dhe transportim i menjëhershëm i tyre në ambientet tashmë të bëra gati në klinikën e sëmundjeve infektive.
Gazetarja: A ka një kontroll të veçantë për këta pasagjerë kur zbresin në Rinas?
Petrit Vasili: Kontrolli është ky që ata kontaktohen me personelin mjekësor, të kualifikuar, të trajnuar të gjeja problemin dhe i cili në pak minuta mundohet të monitoroj menjëherë që ka problem i cili duhet izoluar apo meriton të izolohet apo jo.
Alarmi është dhënë nga organizata botërore e shëndetësisë pasi sindromi akut respirator ose SARS u përhap përveç Azisë edhe në Kanada duke shënuar viktima në njerëz.
Po ky alarm është përcjell edhe në Shqipëri për rritjen e masave të sigurisë pasi rreziku për mbërritjen e udhëtarëve nga vendet e prekura mendohet se është i madh. Në Shqipëri ekziston një komunitet i madh tregtarësh që ka lidhje të vazhdueshme me Kinën, vend ku mendohet se është edhe prejardhja e virusit./tvklan.al
Tags: