5 mijë Euro penalitet për shkelje të protokollit anti-Covid

Federata Shqiptare e Futbollit është ndëshkuar me 5 mijë Euro gjobë për shkak të shkeljes së protokollit anti-Covid.

Masa është marrë për takimin Shqipëri–Bjellorusi për shkak se anëtarë të delegacionit zyrtar kanë qëndruar në Zonën 1 edhe pse nuk lejohej.

Gabim ka patur edhe te akreditimet në pjesë të caktuara të stadiumit.

Gjobë prej 6 mijë Euro pati edhe për Bjellorusinë për shkak të sjelljes së ekipit. 

Tv Klan