Ushtria ukrainase ka nisur një kundërofensivë të re të gjerë në rajonin rus të Kurskut, një pjesë të së cilës e kanë nën kontroll që prej Gushtit të kaluar.
Kundërofensiva dëshmohet edhe nga ushtria ruse, që pretendon se u është kundërpërgjigjur me artileri e sulme ajrore ukrainasve, të cilët kanë përdorur armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi gjatë goditjeve në pika të ndryshme të këtij rajoni.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se kjo ishte një prej kundërsulmeve më të mëdha që prej Gushtit.
Zelenski shprehu besim tek Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, që të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës.
Sipas Presidentit ukrainas, Trump ka të gjitha mundësitë që të paktën ta frenojë sulmin rus, meqë Uashingtoni pritet të mos e mbështesë më si më parë me armë e financa Ukrainën.
Gjatë fushatës elektorale, Trump premtoi se do e ndalë menjëherë luftën, sapo të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, pa dhënë detaje mbi mënyrat se si do e arrijë.
Tv Klan