Propozimet e SHBA për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të paraqiten në konferencën që do të mbahet në Mynih në datat 14-16 Shkurt.
Lajmi bëhet i ditur nga i dërguari special i presidentit Trump mbi çështjen Rusi-Ukrainë Keith Kellogg, në një postim në rrjetin social “X”.
“Do të takoj aleatë dhe do të diskutojmë gjatë konferencës mbi sigurinë, propozimin dhe objektivin e presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”, ka thënë ai.
Klan News