Këtë fundjavë u mbyll edicioni i katërt i Porto Palermo Festival që zhvillohet në Kalanë Historike të Ali Pashë Tepelenës, organizuar nga violinisti virtuoz me famë ndërkombëtare Olen Cesari.
Emra të mirënjohur të muzikës shqiptare si Inva Mula, Genc Tukici, Eda Zari, Elina Duni, Marsela Çibukaj apo Dren Abazi, ishin vetëm disa prej artistëve që performuan përgjatë dymbëdhjetë netëve në këto javë.
Ky event artistik që në nisje të tij ka pasur një nga qëllimet kryesore qëndrueshmërinë dhe rritjen e turizmit kreativ në zonën e Rivierës Shqiptare.
Sipas organizatorëve të këtij viti, festivali arriti edhe këtë edicion qëllimin e tij për t’u ndjekur dhe tërhequr sa më shumë të huaj, duke i përcjellë copëza nga kultura dhe muzika shqiptare.
Cesari shprehet se me hapjen e tunelit në Porto Palermo si atraksion turistik, festivali do të internacionalizohet më shumë dhe do të ketë më shumë vizibilitet tek të huajt për ta ndjekur, sidomos nga vendet fqinje si Italia, Greqia, Mali i Zi etj.
Tv Klan