Në shtëpinë e tij të përvitshme, në kalanë e Ali Pashë Tepelenës është rikthyer Porto Palermo Festival.
Edhe këtë vit, me të njëtin qëllim si viti i kaluar, i cili nis me një fushatë pastrimi në zonën përreth kalasë, por edhe me qëllimin për të ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar qytetarët, vizitorët dhe turistët për ruajtjen e mjedisit.
Këtë fushatë e përshëndeti dhe e ndoqi nga afër edhe zv.krymenistrja dhe ministrja e Infrastruktures dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se do të punohet dhe me Ministrinë e Arsimit për të pasuruar kurrikulat mësimore me orë kushtuar ekologjisë.
Festivali i Porto Palermos, do të mbahet nga datat 1-18 Gusht, me 12 netë artistike.
Tv Klan