Olen Cesari njihet sot si një ndër virtuozët gjenialë të violinës dhe vetëm për pak ditë Pallati i Kongreseve do të mirëpresë koncertin e tij të radhës në datat 18, 19 dhe 20 prill.
Paralelisht ai vijon me shfaqjet dhe me projektin e tij të jetës ku luan muzikë në 7 mrekullitë e botës. Në një kthim pas në kohë, Cesari kujton në “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan lindjen e albumit të tij të parë. Bekimin e mori nga mentori dhe babai i tij i dytë, Lucio Dalla që i kërkoi t’i premtonte se do të punonte për veten.
Dëshira e Dalla-s u bë realitet në momentin që Italia u prek nga një fatkeqësi natyrore që do t’i sillte violinistit idenë e albumit debutues.
Olen Cesari: Shteti italian merrte artistët e vet më të mirë që kishte dhe i çonte për koncert për popullatën që të vinin pak në terezi njerëzit se ishin të shokuar. Natën që kisha koncert unë, përpara meje ishte Michele Placido që bëri një teatër dhe Michele nuk e di përse kishte vendosur të bënte një gjë në të cilën protagonisti në fund ia fuste vetes.
Aldo: Qyqa!
Olen Cesari: Po, domethënë juve ju ka ndodhur kjo gjëja që ju ka ndodhur, kjo gjëja ka ndodhur nga Zoti, por problemet mendore të çojnë të bësh budallallëqe, ai e kishte konceptuar ndryshe filmin. Në orën 10 e gjysmë mbaron ai dhe publiku nuk reagoi, ishin 5000 vetë, asnjë nuk pati një reagim dhe unë thashë “obobo, çfarë skene po më lë ky tani dhe futem unë aty e s’dija ç’të bëja, kisha shkruar një repertor por ai repertori s’bënte më për atë publik në atë gjendje psiko-fizike.
Edhe unë thashë me vete të shpik diçka dhe i thashë e shikoni këtë letrën këtu? E grisa dhe i thashë kjo letra ishte çfarë kisha menduar unë të bëja. Tani repertorin do ta zgjedhim bashkë. Më erdhi një ide dhe i thashë publiku, më thoni ku keni qejf t’ju çoj me muzikën, imagjinoni që jemi në një avion dhe unë 5000 veta siç jeni do ju çoj ku të doni ju dhe të gjithë filluan duke ulëritur “Amerikë, Amerikë!”, s’di pse. Bëmë një ‘bluz’ ne, një këngë të famshme amerikane, bëmë një tjetër të Pino Daniele që e njihnin, tani filluan “Brazil, Brazil!” Pas 2 orësh që ne vazhdonim dhe i çonim nëpër botë me muzikë këta, nuk na linin të iknim në shtëpi. Koncerti mbaronte në orën 12 e gjysmë, në orën 3 e gjysmë të mëngjesit unë tentoja të ikja nga skena dhe ishte një zonjë e vjetër në moshë mund të ketë qenë nja 70-80 vjeç që më ndalon te shkallët dhe më thotë “a të keqen nëna, ku po ikën ti?” I thashë nëna s’po mbahem dot në këmbë, kam 5 orë këtu. Tha “mirë moj zemër, ne në parking po flemë, në makinë po flemë, edhe një gjysmë ore të keqen nëna”.
U ktheva një shtëpi pa hapur gojnë, të gjithë ne të grupit në makinë një orë e gjysmë, asnjëri s’pipëtiu në fjalë dhe të nesërmen unë pata konceptin e albumit që ishte albumi me udhëtim nëpër botë, me muzikën më të bukur që ekzistonte në botë dhe u bë albumi i parë, kështu ka lindur ideja./tvklan.al