Festivali i Porto Palermos, një ngjarje kulturore që mban firmëne artistit të mirënjohur Olen Cesari, u rikthye edhe këtë vit duke u dhënë jetë mureve të Kalasë së Ali Pashë Tepelenës. Për më shumë se dy javë, nga data 1 deri më 18 gusht, kjo kala, qëmbart një histori shumë të pasur dhe të vyer për Shqipërinë, u kthye në skenën e artistëve më të famshëm shqiptarë dhe të huajsi Inva Mula, Marsela Çibukaj, Vitmar Basha, Elina Duni, Dren Abazi, Mathew Marston, Lavina Mancusi, Blue Bird Band dhe shumë të tjerë.
Mane Foundation dhe Green Coast, si me shumë aktivitete tëtjera që promovojnë artin dhe kulturën shqiptare, mbështetënFestivalin e Porto Palermos të vlerësuar si “pasaporta e Shqipërisë”, që mbledh bashkë artistët më në zë për tëpromovuar Shqipërinë nëpër botë, një event që përmes muzikës synon të transmetojë të gjitha vlerat shqiptare dhe trashëgiminëe pasur kulturore të vendit tonë.
Olen Cesari e vijoi aktivitetin e tij të promovimit të artit shqiptaredhe me Porto Palermo Outdoor Festival, një event që u zhvilluagjatë kësaj fundjave në sheshin e qytetit të Himarës, duke mbledhur shumë dashamirës të muzikës klasike dhe moderne. Ky koncert i organizuar nga Bashkia Himarë e i mbështeturgjithashtu nga Mane Foundation dhe Green Coast ndërthurimuzikën, kulturën dhe traditën e zonës, për ta prezantuar para turistëve vendas dhe të huaj.
Krahas promovimit të kulturës dhe muzikës, këto aktivitetepërçuan një thirrje domethënëse të artit në mbrojtje të mjedisit, një thirrje që Mane Foundation dhe Green Coast i janë përgjiguredhe me shumë aktivitete të tjera që organizojnë dhe mbështesin. Së bashku me studentë, pedagogë, organizata, biznese dhe grupe vullnetare, Mane Foundation dhe Green Coast iu bashkuan me shumë përkushtim mesazhit “Të ruajmë detin tonë”, për të na rikujtuar se plazhet, pasuritë natyrore, objektet e trashëgimisë historike dhe kulturore, duhet t’i mbrojmë të gjithësë bashku si një përgjegjësi qytetare.