Lajme Arkiva 2003

Ndërkohë që stina e nxehtë e verës ka arritur kulmin e saj duket se përveç shkollave dhe institucioneve kulturore edhe botuesit shqiptarë kanë marrë pushimet verore. Kjo gjë ndihet në uljen e numrit të botimeve të reja që dalin në qarkullim nëpër librari të ndryshme.

Sipas botuesve stina e verës është gjithmonë një periudhë pauze për librin, si autorët shqiptar ashtu edhe përkthyesit në të radhë i çojnë librat e tyre për botime në këtë periudhë. Kjo gjë shpjegohet edhe me numrin e ulët të blerësve nëpër librari të cilët janë shumë të pakët në numër.

 Sipas shitësve këto ditë blerësit kërkojnë vetëm libra të cilët lexohen gjatë periudhës së pushimeve, kryesisht autor shqiptar.

Ndër to më të preferuarit janë librat nga letërsia artistike, romane dhe novela. Gjatë javës së fundit duket se janë preferuar nga lexuesit shqiptar edhe autorët e huaj. Kështu ndër librat më të shitur të kësaj jave renditen:

“Mërgimi dhe mbretëria”, një roman nga Kamy, “Netë të vështira”, novela nga Dino Buzzati dhe Stefan Zweig me “Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit” ndërsa nga autorët shqiptarë më të shitur vazhdojnë të mbeten Kadare dhe Kongoli me librat e tyre më të fundit.

Disa librari të Tiranës ofrojnë edhe opsionin e bibliotekës  ku lexuesit mund të konsultojnë libra të ndryshëm brenda ambienteve të librarisë, por edhe kjo duket shumë pak e frekuentua gjatë verës.

Sipas botuesve botimi i librave të rinj do të rinisë sërish në shtator kur nis edhe sezoni shkollor, ndërsa muajit tetor dhe nëntor quhen edhe muajt e lartë të vitit për botimet në Shqipëri./tvklan.al