Mosfunksionimi i sistemit shëndetësorë dhe mungesa e medikamenteve ka çuar në uljen e numrit të operacioneve në shërbimin e Neurokirurgjisë, shefi i këtij shërbimi Mentor Petrela shprehet, se edhe pse stafi mjekësorë është i përgatitur pacientët për shkak të mungesave po shkojnë të operohen jashtme shtetit.

Mentor Petrela: “Tani ritmi i këtij viti është më i ulët se vitin e kaluar është rreth 8%-9% më i ulët se një vit ose 2, 3 viteve më parë. Nuk ka asnjë investim në aparaturë rreth 1 vit e gjysmë, që është një gjë e paparë në historinë e këtyre viteve pavarësisht këtyre mungesave, ku në raste që nuk ka mjetet e duhura natyrisht ne këtu aventurë nuk bëjmë.”

Të gjendur përballë mungesave të mëdha për të ofruar shërbim cilësor ndaj pacientëve mjekët kanë kërkuar reformim të sistemit shëndetësorë. Ata i kanë dërguar një letër kryeministrit me kërkesat e tyre dhe presin përgjigje./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami