Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Organizata e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e refugjatëve, UNHCR është vënë në gjendje të plotë gatishmërie për të përballuar fluksin nga Maqedonia, të cilët sa vijnë dhe shtohen. Ashtu si në përballimin e krizës kosovare dy vjet më parë, UNHCR po koordinon veprimet me qeverinë dhe pushtetin lokal.

Megjithëse sipas oficerit të mbrojtjes ligjore, Pavllo Zapata, të shpërngulurit me forcë nga Maqedonia nuk mund të quhen azilantë, sepse nuk kanë kërkuar azil në Shqipëri. Shqipëria është përdorur si transit për të lëvizur drejt Malit të Zi e Kosovës, tek të afërmit e tyre. Ne bashkëpunojmë me qeverinë, deri tani nuk ka refugjatë në Shqipëri. Nëse do të ndodh diçka, e gjithçka do të konfliktohet, UNHCR është gati të përballojë dhe ndihmojë qeverinë shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti