Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Unioni i Pavarur Studentor, kryesia e tij, menjehërë pas vizitës së djeshme të Kryeministrit Majko në Qytetin Studenti, lëshon deklaratën indinjuese për këtë vizitë dhe për mostakimin me masën e gjerë të studentëve. Vizita e dytë e kryeministrit shprehen ata, brenda një periudhe të shkurtër, pa praninë e studentëve.

Dje është zhvilluar takimi vetëm me Drejtorin e Qytetit Studenti dhe me ata pak studentë që në orën 11.00 nuk ishin në mësim. Meqënëse nuk e takuan Kryeministrin, ky Union ja parashtron kërkesat me anë të një deklarate ku kërkojnë kontroll të investimeve në qendrën studentore, respektimin e marrëveshjes së studentëve me përfaqesuesit e Qeverisë së Tij në Dhjetor të ‘98.

Fondet që do të akordohen për përmirësimin e kushteve të përfshijnë Kamzën dhe 21 Dhjetorin dhe qytete të tjera. Unioni i Pavarur Studentor është i gatshëm të bashkëpunojë me Kryeministrin por mbi bazën e rezultateve./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti