Lajme Arkiva 2003
Universiteti i New York-ut në Tiranë ka çelur sot vitin e ri mësimor 2003-3004, me këtë rast është organizuar një ceremoni përfaqësuesit kryesor të universitetit të parë shqiptarë në Shqipëri, personalitetet e shtetit shqiptar, intelektual, profesor, studentë, prindër etj.
Në çelje të ceremonisë ka përshëndetur të pranishmit rektori i këtij universiteti Gramoz Pashko.
Gramoz Pashko: Të gjithë së bashku ne do të nisim këtë rrugë të bukur, megjithëse e mundimshme, për tu shkolluar. Mesazhi im më për ta është të mos e dispezitojnë dhe të mos tremben. Rruga e dijes, e kulturës, është e mundimshme, e lodhshme por portën e tyre mund ta hapin vetë ata që pas çdo frikë e dyshim siç thoshte Dante. E ardhmja i përket atyre që kanë kurajë!
Universiteti i New York-ut në Tiranë ka çelur për herë të parë dyert e tij vitin e kaluar. Në vitin e parë të tij ai numëroi rreth 120 studentë, ndërsa këtë vit janë shtuar edhe 150 të tjerë.
Ai ofron një mori klasash në degë të ndryshme, si Biznes, Financë, Menaxhim, Marketing, Shkenca Kompjuterike etj. Ndërkohë që këtë vit janë shtuar edhe disa lëndë të tjera si Psikologji, Media, Gazetari, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Universiteti i New York-ut është një nga universitetet më ë njohura në botë me qendër në New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me filiale në vende të ndryshme të botës. Mësimi këtu zhvillohet në gjuhën angleze dhe diploma e tij është e njohur në mbarë botën./tvklan.al