Në 75-vjetorin e Kolegjit të Europës që përkon edhe me hapjen zyrtare të kampusit të tij të tretë në Tiranë, i ftuar nderi në ceremoninë e mbajtur në Bruksel ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana është pjesë e tre qyteteve që kanë një kampus të Kolegjit të Europës, bashkë me Bryzh dhe Natolin, me të cilat ndajmë një eksperiencë fantastike dhe ku ka ndodhur zgjerimi i parë për vendet e Evropës Qendrore.”
Veliaj ndau edhe lajmin e zgjerimit të kampusit.
“Kemi një super lajm: nga viti i ardhshëm kampusi do të dyfishohet, po ashtu edhe numri i studentëve, ndaj më vjen mirë që në të njëjtat konvikte ku jetojnë studentët e Kolegjit të Evropës, jetojnë edhe studentët shqiptarë.”
“Studentët po ndjekin kurset e tyre, po japin provimet, dhe presim që vitin tjetër të kalojmë në 55 studentë, e më pas të rritemi çdo vit, për të integruar plotësisht Tiranën, Shqipërinë, dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin e kolegjit dhe në Bashkimin Europian.”
Kampuset e Kolegjit të Europës në Tiranë, Bruzh dhe Natolin vazhdojnë të jenë një urë për bashkëpunimin dhe integrimin europian.
Tv Klan