Dilemat që kanë shoqëruar pjesën më të madhe të maturantëve në lidhje me universitetin që do të studiojnë dhe profesionin që do të kenë janë sërish në fokusin e emisionit “Opinon”.
Por këtë herë u trajtua një debat tjetër për universitetin. A janë universitetet shqiptare, qoftë publike apo private, të një niveli edukimi të ngjashëm me ato të vendeve të tjera europiane?
Niveli i arsimit është deçiziv për të ardhmen e një vendi, ndaj standardet duhet të jenë të larta. Por a janë të bindur prindërit se fëmijët e tyre do të formohen siç duhet në universitetet tona, që më pas të mund të përballojnë konkurrencën në tregun e punës?
Për të diskutuar nëse studentët duhet të ndjekin studimet në universitetet shqiptare apo në ato të huaja, në studion e emisionit “Opinion” ishin të ftuar Grida Duma, Anastas Angjeli, Henri Çili, Fatos Lubonja, Ylli Rakipi dhe Emin Barçi./tvklan.al