Ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu mund të ketë së shpejti një urdhër-arresti ndërkombëtar. Kjo është kërkesa që kreu i Prokurorisë Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë, Karim Khan ka bërë pranë  Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Edhe nëse ndodh që gjykatësit e Hagës të pranojnë kërkesën, gjasat janë të pakta që Netanyahu të merret i pandehur. Megjithatë ka një reagim zyrtar nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden. Ky i fundit e cilësoi “masë të ashpër”, duke shtuar: Më lini të jem i qartë, çfarëdo pretendimi të ketë ky gjykatës, nuk ka asnjë ekuivalencë mes Izraelit dhe Hamasit.

Edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken e kritikoi këtë vendim, duke ngritur pikëpyetje mbi juridiksionin e gjykatës si dhe procesin e saj për të bërë këtë kërkesë. Sipas tij, kjo gjë mund të rrezikojë negociatat për një armëpushim apo marrëveshje për pengjet.

Në thelb, ky vendim nuk sjell asnjë të mirë. Do të vërë në rrezik të gjitha përpjekjet e bëra deri më tani”, tha Blinken.

Kujtojmë se Khan kishte kërkuar urdhër-arrest edhe për shefin e Mbrojtjes së Izraelit dhe 3 liderë të Hamasit, të dyshuar për krime lufte. Sipas tij, këta 5 persona mbajnë përgjegjësi penale për krimet kundër njerëzimit./tvklan.al