Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet USAID-it vazhdojnë t’i japin asistencën teknike për të përmirësuar infrastrukturën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri. Në këtë kuadër Drejtoresha e USAID-it Roberta Mahoney dhe zv/kryeministri Genc Pollo, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi. Numri 2 i qeverisë shqiptare theksoi rendësin që ka partneriteti me USAID-in e konkretizuar tashmë me projekte të tilla si QKR apo QKL. Implementimi i memorandumit është një projekt i rëndësishëm, i cili kërkon gjithashtu edhe bashkëpunim disa vjeçar mes qeverise shqiptare dhe USAID.
Genc Pollo: “Nënshkrimi me USAID-in i një memorandumi mirëkuptimi, i hap rrugën një asistence të frytshme e të dobishme që do ndihmojë zhvillimin e infrastrukturës digjitale në vend. Zonja Mahoney faleminderit për gjithçka dhe jam i sigurt që do bashkëpunojmë shumë ngushtë në 4 vitet e ardhshme në këtë fushë si dhe në fusha të tjera”.
Ndërtimi i një rrjeti modern të teknologjisë së informacionit, sipas shefes së USAID-it në Shqipëri do të ndihmojë ndjeshëm jo vetëm qeverinë shqiptare por edhe biznesin vendas.
Roberta Mahoney: “Sektori i këtij do të bëhet një motor domethënës për zhvillimit ekonomik, duke tërhequr investimet e huaja dhe duke përmirësuar konkurueshmërinë e bizneseve dhe të punëtorëve shqiptar. Por gjithashtu do të ketë një ndikim të gjithanshëm për zhvillimin e gjithë sektorëve në Shqipëri duke lejuar përkonektivitetin internetin në shkollat rurale dhe urbane si dhe në klinikat shëndetësore. USAID-i beson se shtytja përpara e Shqipërisë drejt integrimit europian mbetet në vartësi të ndërtimit të një infrastrukture etik të klasit botërorë që të mund të përdoret prej qytetarëve, prej bizneseve dhe prej qeverisë”.
Shqipëria u rendit vitin e kaluar e 86 mes 180 vendeve të botës për nivelin e penetrimit të internetit, duke shënuar një përmirësim në listën e survejimit të kombeve të bashkuara me 16 vende në harkun kohor të 4 viteve./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro