Pas kryerjes së një operacioni, ekspertët shprehen se një dietë e ekuilibruar në vlerat ushqyese, e mbushur me proteina, vitamina dhe minerale bën të mundur një shërim më të shpejtë.
Efektiviteti i trajtimit përcaktohet në masë të madhe nga dieta, zakonet e ushqimit dhe medikamentet e duhura.
Metabolizmi pas kryerjes së operacionit ka nevojë të madhe për marrjen e kalorive sepse vihen re probleme si kapsllëk, lodhje, të përziera. Në disa raste është e vështirë të konsumohet ushqim pas operacionit, për shkak të mungesës së oreksit.
Por sipas ekspertëve, ushqimet e duhura ndihmojnë në rritjen e niveleve të energjisë dhe mund të parandalojnë kapsllëkun dhe lodhjen.
- Evitoni ushqimet e varfëra në vlera ushqyese.
- Shmangni pirjen e duhanit dhe alkoolit.
- Hani një vakt të ekuilibruar mirë, me një larmi të gjerë ushqimesh, për riparimin e indeve, për një shërim më të shpejtë, rritjen e sistemit imunitar, shërimin e plagëve, thithjen e kalciumit, luftimin e infeksioneve dhe për të shmangur koagulimin e gjakut.
Karbohidratet sigurojnë energjinë dhe karburantin e trupit. Lodhja është e zakonshme pas çdo procedure kirurgjikale, prandaj sugjerohen karbohidratet, pasi mund të ndihmojnë në rivendosjen e niveleve të energjisë. Konsumoni ushqime siç janë drithërat, frutat, perimet, fasulet dhe bishtajoret.
Proteinat ndihmojnë në riparimin e indeve dhe qelizave të dëmtuara dhe kontribuojnë në formimin e antitrupave, për të luftuar infeksionet pas operacionit. Soja, qumështi, arrat, bishtajoret janë një burim i shkëlqyer i proteinave./tvklan.al