Jeta ka ndryshuar në mënyrë drastike muajt e fundit si pasojë e pandemisë.

Ekspertët thonë se shëndeti mendor dhe shëndeti fizik janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën dhe nëse përqendroheni në njërën, automatikisht përqendroheni dhe tek tjetra.

Nëse ndjeheni të lodhur dhe po kërkoni mënyra si të luftoni stresin, shqetësimin dhe lodhjen duhet të bëni disa ndryshime të shëndetshme në dietën tuaj ushqimore.

Lloji i duhur i ushqimit ndikon në tru dhe një dietë e ekuilibruar së bashku me stërvitjen, mund të parandalojnë shumë probleme të shëndetit mendor. Ushqimet që janë të pasura me vitamina dhe minerale ndikojnë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë përmirëson humorin dhe ndihmon në lehtësimin e çdo lloj stresi emocional dhe mendor.

Omega 3

Acidet yndyrore omega 3 gjenden tek peshqit, arrat dhe farat e lirit. Ata luajnë një rol jetësor në prodhimin e qelizave të trupit, shëndetin e lëkurës dhe flokëve.  

Ushqimet e pasura me vitaminë D

Kërpudha, qumështi dhe nënproduktet e tij janë të pasura me vitaminë D. Ato ndihmojnë për rregullimin e niveleve të serotoninës në tru, të cilat mund të largojnë depresionin dhe ankthin.

Perimet me gjethe jeshile

 Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me acid folik, magnez, vitaminë C dhe B6. Të gjitha këto lëndë ushqyese janë thelbësore dhe luajnë një rol jetësor në rregullimin e shumë veprimtarive të trurit.

 Probiotikë

Ushqimet e pasura me probiotikë dhe ushqimi i fermentuar ndihmojnë në mirëmbajtjen e baktereve të mira në zorrën tuaj. Probiotikët janë bakteret e mira që jetojnë në zorrë dhe janë të njohura për ndihmën e tyre në  proçesin e tretjes, forcimin e sistemit imunitar dhe pastrimin e zorrëve. Një shëndet i mirë i zorrëve ka një efekt qetësues në tru./tvklan.al