Flamuri izraelit i ngritur mbi Maroun El Ras, një fshat në Libanin Jugor, një pikë strategjike rreth dy kilometra larg nga kufiri Izrael-Liban.
Ushtria izraelite tha të martën se ka filluar operacionet tokësore në Libanin Jugperëndimor, duke zgjeruar inkursionet në një zonë të re.
Përveç frontit të Libanit, Izraeli vijon të llogarisë kundërpërgjigjen ndaj Iranit. Sipas mediave vendore, ushtria planifikon t’i përqendrojë sulmet ndaj bazave ushtarake dhe atyre të zbulimit iranian, duke përfshirë vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve. Në këtë mënyrë hiqet dorë nga sulmi ndaj objektivave të programit bërthamor.
Ndryshimi vjen pasi zyrtarët izraelitë synojnë të shmangin përshkallëzimin në një luftë më të gjerë rajonale si dhe mungon fuqia ushtarake për një operacion të tillë.
Në frontin e Libanit, kryeministri Benjamin Netanyahu, tha se Hashem Safieddine pasardhësi i mundshëm i udhëheqësit të ndjerë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, është vrarë gjatë sulmit të 4 Tetorit. Më herët, edhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se Safieddine ndoshta është “eliminuar”.
Në një fjalim drejtuar qytetarëve të Libanit, Netanyahu tha se Hezbollahu i mbështetur nga Irani tani është “më i dobët se kurrë më parë.” Netanyahu më pas i bëri thirrje popullit libanez që të “marrë kontrollin” e vendit nga Hezbollahu dhe “t’i kthejë Libanit qetësinë”.
Pavarësisht këtyre humbjeve, nënkryetari i Hezbollahut, Naim Qassem, tha në një fjalim televiziv të se aftësitë e grupit të mbështetur nga Irani mbeten të paprekura dhe luftëtarët e tij po zmbrapsnin inkursionet tokësore izraelite.
Sulmet në Bejrut vazhduan. Këtu pasojat e sulmit masiv ajror të 7 Tetorit, që la lënë pas shkatërrime të mëdha.
Sulmet izraelite kanë goditur çdo natë bastionin e Hezbollahut në periferinë jugore të Bejrutit.
Viktimat e bombardimeve izraelite shtrihen në shtretërit e spitalit në spitalin Geitaoui të kryeqytetit libanez: Trupat e tyre të mbështjellë me fashë, duke luftuar me dhimbjet fizike dhe traumat emocionale. Një pacient me djegie të rënda tha se ishte ulur në kafene me familjen kur ndodhi sulmi.
Në shtratin fqinj, një ushtar i ushtrisë së rregullt libaneze tregon se nuk e zë më gjumi pas goditjes.
Hezbollahu ka sulmuar gjithashtu. Mbrojtja ajrore izraelite kapi raketa mbi gjirin e Haifës të martën ndërsa 105 predha u lëshuan ndaj qytetit port dhe rajonet e Galilesë së Epërme dhe të Poshtme brenda një ore, tha ushtria izraelite.
Mediat lokale e përshkruan si breshërinë më e madhe që nga fillimi i luftës.
Klan News