Lufta në Liban nuk po kursen as gazetarët. Një sulm i Tel Avivit vrau të paktën tre gazetarë dhe plagosi disa të tjerë në jug të vendit. Të vrarët punonin për median Al-Manar që punon për grupin Hezbollah.

Nuk pati asnjë reagim nga Izraeli, i cili në përgjithësi mohon të ketë shënjestruar qëllimisht gazetarët. Gjatë gjithë konfliktit janë vrarë 5 gazetarë duke përfshirë edhe gazetarin e agjencisë së lajmeve Reuters, Issam Abdallah .

Ministri i Informacionit i Libanit akuzoi Izraelin për shënjestrimin e qëllimshëm të gazetarëve, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Ky është një krim lufte,” tha ministri libanez i Informacionit Ziad Makary.

Të paktën 18 gazetarë nga gjashtë media, përfshirë Sky News, Al-Jazeera dhe mediat libanezë, po qëndronin në të njëjtën ndërtesë ku edhe gjetën vdekjen tre gazetarët.

Sulmi vjen si pjesë e një konflikti në zgjerim në Liban, ku Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore prej javësh. Autoritetet libaneze kanë regjistruar mbi 1700 sulme ajrore në të gjithë vendin në tre javët e fundit.

Klan News