Një ditëlindje ndryshe nga të tjerat për Vaçe Zelën. Një 70 vjetor ku qirinjtë u zëvendësuan me risjelljen në skenë të emocioneve që ka ndër vite repertori i këngëtares së madhe.

Artistë të njohur të muzikës shqiptare si Vikena Kamenica, Qemal Kërtusha, Myfarete Laze apo motrat Irma e Eranda Libohova kane interpretuar kënget më të mira të artistes në vitet 62- 83.

Të pranishëm në sallën e pallatit të kongreseve kanë qenë edhe personazhe të tjerë të njohur të artit shqiptar, Avni Mula, Agim Krajka e Sherif Merdani të cilët në këtë mbrëmje gala kanë uruar Vaçe Zelën nëpërmjet ekranit në pamundësi për ta patur atë mes tyre për arsye shëndetësore.

Ideja për këtë koncert ka lindur gjatë festimit të 80-vjetorit të artistit të madh Avni Mula dhe mesa duket nderimi  i figurave të shquara të artit shqiptar në një formë të tillë do të behet traditë duke spikatur në këtë mënyrë më shumë vlerat dhe kontributin e dhënë prej  tyre për kulturën shqiptare./tvklan.al

Gazetare: Eriona Rafti