“Yjet nën yje”, në Teatrin “Migjeni” ka rikthyer emocionet e muzikës dhe humorit në Shkodër si dikur në “Kafe të Madhe”.
Një nismë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës që ka kthyer në skenë të madhe sheshin para teatrit “Migjeni”, ndërkohë në fasadën e teatrit të Shkodrës janë transmetuar videot me imazhet e artistëve që kanë bërë epokë në artin shqiptar e që sot nuk jetojnë më.
Në skenë janë ngjitur emrat e mëdhenj të muzikës dhe humorit, Bujar Qamili, Myfarete Laze, Edmond Halili dhe Drande Xhaj, e gërshetuar edhe me emrat e rinj të skenës, Jozefina Simoni, Akil Vorfi dhe Tan Brahimi.
Për më shumë se 2 orë, sheshi para teatrit Migjeni u shndërrua në një skenë të madhe arti, ku së bashku me këngëtarët kanë kënduar edhe spektatorët e shumtë.
Tv Klan