26 Janari i këtij viti do të trondiste të gjithë botën e basketbollit teksa legjenda Kobe Bryant dhe vajza e tij humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter.
Ish-basketbollisti la pas bashkëshorten dhe 3 vajzat e tij. Por sot Gianna do të mbushte 14 vjeç dhe për Vannesën kjo është humbje shumë e madhe.
Ajo nuk e ka pranë për t’ia uruar ditëlindjen vogëlushes. Në profilin e saj, Vanessa ka publikuar një foto të Gianna-s, duke bërë një dedikim për të.
“Gëzuar ditëlindjen e 14-të vogëlushes time të ëmbël Gianna! Mami të do më shumë se ç’ta kam treguar ndonjëherë! Ti do të jesh përgjithmonë pjesë e shpirtit tim! Më mungon shumë çdo ditë! Më mungon gjithçka e jotja! Gigi”, shkruan Vannesa.
Në aksidentin tragjik humbën jetën 9 persona.
Klan Plus