Bota e basketbollit është në zi pasi Joe Bryant, babai i Kobe Bryant, vdiq tragjikisht në moshën 69-vjeçare.

Joe Bryant, një ish-lojtar i gjatë 208 cm, pati një karrierë të gjatë si basketbollist me klube si Philadelphia 76ers, Los Angeles Clippers, Houston Rockets.

Vdekja e tij vjen katër vjet e gjysmë pasi djali i tij, Kobe, atëherë vetëm 41 vjeç  dhe mbesa e tij Gianna, 13 vjeç, ishin në mesin e të viktimave pas rrëzimit të helikopterit që po udhëtonin.

Ai gjithashtu punoi si trajner për dekada, duke iu bashkuar ekipeve në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Tajlandë.

Sipas Philadelphia Inquirer, Joe Bryant – i mbiquajtur ‘Jellybean’, së fundmi pësoi një goditje në tru.

Joe u zgjodh nga Golden State Warriors në raundin e parë të draftit të NBA-së 1975, vetëm që skuadra t’i shiste të drejtat  për të tek Filadelfia disa muaj më vonë.

Basketbollistit luajti katër sezone me ekipin e qytetit të tij dhe ndihmoi “76ers” të arrinin në finalet e NBA në 1977.

Më vonë ai u transferua në Evropë, duke luajtur për ekipe në Itali dhe Francë. Bryant filloi karrierën e tij si trajner me ekipin e basketbollit të vajzave në Akiba Hebraisht Academy, një shkollë e vogël afër Filadelfias. Po më pas u rikthye në ekipe profesioniste duke pasur sukses me ekipet në Las Vegas, Boston, Los Angeles, Tokio dhe Bangkok.

Sipas Inquirer, marrëdhënia e Joe me djalin e tij Kobe u tensionua pasi legjenda e Lakers ndërtoi një karrierë të suksesshme në NBA.

Ai kurrë nuk foli publikisht për vdekjen e djalit të tij dhe në fillim të këtij viti, unaza e titullit të NBA-së në vitin 2000, e dhuruar për ‘Jellybean’ nga Kobe, u shit për 927,000 dollarë në ankand.

Në vitin 2016, ikona e Lakers zbuloi se ai nuk kishte folur me prindërit e tij për gati tre vjet pasi ata u përpoqën të nxirrnin në ankand artikujt e tij të shkollës së mesme, pa pëlqimin e tij.

“Marrëdhënia jonë është m**”, – tha atëherë Kobe për ESPN, –

Kobe: Unë u them atyre do t’ju blej një shtëpi shumë të bukur dhe përgjigja është “Kjo nuk është aq e mirë sa duhet”… atëherë po shisni gjërat e mia?

Kobe dhe vajza e tij Gianna vdiqën së bashku me shtatë të tjerë kur helikopteri i tyre u rrëzua në Calabasas, Kaliforni, në janar 2020.

/tvklan.al